
Lexoni edhe:
Këta dy këngëtarë të njohur janë daja dhe tezja e Drilonit
Një avion luftarak F-35 u rrëzua të martën në një bazë ajrore në Alaskë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aksidenti ndodhi në pistën e bazës ajrore Eielson, por nuk dihet nëse ka ndodhur gjatë uljes apo ngritjes së F-35.
Këta dy këngëtarë të njohur janë daja dhe tezja e DrilonitLexoni edhe:
“Ngjarja shtë ende nën hetim, po përpiqemi që të konfirmohen të gjitha detajet” tha koloneli Paul Toënsend.
Në një deklaratë, Forcat Ajrore njoftuan se avioni ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Early reports and video indicate that an F-35 fighter jet has crashed at Eielson Air Force Base in Alaska. The pilot appears to have safely ejected in the video. pic.twitter.com/oWlKJVh1x3
— OSINTdefender (@sentdefender) January 29, 2025
“Piloti është mirë dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak Bassett për vlerësim të mëtejshëm. Nuk u dëmtua shumë pasi përdori sistemin e nxjerrjes”, thuhet në deklaratë.
Baza e Forcave Ajrore Eielson ndodhet afërsisht 40 kilometra në jug të Fairbanks, qyteti më i madh i Alaskës.
“Njerëzit tanë janë pasuria jonë më e rëndësishme dhe ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë e tyre. Unë mund t’ju siguroj se Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë një hetim të plotë me shpresën për të minimizuar shanset që incidente të tilla të ndodhin përsëri”, tha në njoftim Kol. Paul Townsend, komandanti i krahut luftarak 354.
(Kosova Sot Online)