
Lexoni edhe:
Driloni i del në krah Gjestit për të fituar 'Big Brother Vip Albania': Edhe ti e ki yllin në ballë, vëlla
A keni qenë kureshtar ta dini se si e nga çfarë bëhen salsiçet (virshllet)? Nëse jo, është koha të shikoni videon e autorit Gabriel Hoss, i cili ka filmuar procesin e prodhimit të këtij produkti të mishit që e duan - si fëmijët ashtu edhe të rriturit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në procesin e prodhimit të tyre përdoren mbetjet e mishit të viçit, derrit ose pulës, ndërsa fjala është për pjesët që trajtohen si mbeturina. Është sekret publik se aty ka edhe turinj të derrit e viçit, bishta, vesh, tejza dhe lëkurë.
Siç tregohet në video, mbetjet e mishit futen në grirëse derisa nuk formohet një përzierje kompakte. Pastaj shtohet mustarda, niseshteja dhe kripa. Masa përzihet derisa nuk e formon një dukje si të puresë. Pastaj, me të mbushen zorrët e në fund shtohen të ashtuquajturat “përforcues të shijes”. Para paketimit, u derdhet uji që të ftohen.
Pasi këtij xhirimi dikush mbase mund të heq dorë nga ushqimi i preferuar. Por, problemi më i madh është se prindërit i ushqejnë fëmijët me këtë ushqim të përpunuar, që dëmton shëndetin e tyre dhe ndikon në mbipeshë.
(Kosova Sot Online)