
Lexoni edhe:
Vjen reagimi nga familja e Gjestit: Xhaxhi ka dhënë jetën, as varrin s’ia dimë
Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin pas përjashtimit të Jozit, duke shkaktuar debate të forta mes banorëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes gazetarit Gerta Gixhari, aktorit Laert Vasili dhe reperit nga Peja, Gjesti, teksa ndodheshin në kuzhinë.
Vjen reagimi nga familja e Gjestit: Xhaxhi ka dhënë jetën, as varrin s’ia dimëLexoni edhe:
Në një moment të debatit, Gerta Gixhari është parë duke goditur tavolinën me dorë dhe duke iu drejtuar Gjestit me tone të ashpra: “Ti po e hedh poshtë Kosovën! Po e shkel Kosovën me këmbë? Pse e shkel Kosovën me këmbë ore? Je duke e shkelur Kosovën me këmbët e tua!”.
Ndërkohë, aktori Laert Vasili i ka bërtitur Gjestit, duke e akuzuar se nuk përfaqëson denjësisht Kosovën: “Ti nuk je ambasador i Kosovës!”
Situata është tensionuar edhe më shumë kur në debat është përfshirë edhe G Bani, i cili ka mbështetur Gertën dhe Laertin, duke e akuzuar Gjestin se ka përdorur kartën e patriotizmit për të fituar pikë në lojën e Big Brother VIP Albania.
Përplasja mes banorëve ka ndezur një valë reagimesh edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që mbështesin Gjestin dhe atyre që e akuzojnë për strategji në lojë.
(Kosova Sot Online)