Gjesti e cilëson Unikkatilin si Tupacu i shqiptarisë

  • A.P /
  • 09 April 2025 - 11:10
Gjesti e cilëson Unikkatilin si Tupacu i shqiptarisë

Një moment emocional dhe plot respekt është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother”, ku protagonisti kryesor për të fituar Gjesti ka zgjedhur të shprehë publikisht admirimin e tij për reperin legjendar shqiptar, Unikkatil, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë, Gjesti u shpreh me fjalë të mëdha për figurën e reperit, duke e cilësuar si një ikonë të pavdekshme të muzikës shqiptare: “Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë.”

 

Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku dhe fansat e Unikkatilit. Menjëherë pas transmetimit të deklaratës, ka ardhur edhe një reagim nga faqja zyrtare e The Bloody Alboz, grupi që përfaqëson artistin.

Në një postim në Instagram, TBA ka vlerësuar gjestin e Gjesti-t si një shprehje të madhe respekti dhe ka bërë thirrje për ta mbështetur atë në rrugëtimin e tij drejt çmimit të madh të “Big Brother”:

“Gjesti për Unikkatil. Support krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother!” – thuhet në postim, i shoqëruar me videon e momentit kur Gjesti bën deklaratën brenda shtëpisë.

(Kosova Sot Online)