Këto janë momentet më të bukura nga dasma e Gjestit dhe Eglit

  • A.P /
  • 16 April 2025 - 09:05
Këto janë momentet më të bukura nga dasma e Gjestit dhe Eglit

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” ndodhi ceremonia e shumëpritur e dasmës mes çiftit Gjesti dhe Egli Tako, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambienti është transformuar në një skenë festive, me dekore të kuruara në detaje për të sjellë një atmosferë magjike brenda shtëpisë.

 

Celebrimi u drejtua nga moderatori Ledion Liço, i cili udhëhoqi me emocion momentin kur çifti shkëmbeu premtimet e tyre për njëri-tjetrin.

Gjesti emocionoi publikun me betimin e tij për Eglin, ku u shpreh:

Shpresoj që nuk do të lëndoj më dhe do të rri afër me mundësitë e mia, të dua.

Image

Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje në sallë, ku të pranishëm ishin opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari, si dhe disa ish-banorë të këtij edicioni, të cilët erdhën për të festuar me çiftin.

Ceremonia po konsiderohet si një ndër momentet më të veçanta të këtij sezoni, duke sjellë emocione të forta për ndjekësit e reality show-t.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill, kur njëri prej finalistëve do të shpallet fitues.

(Kosova Sot Online)