A jeni gati për t'i mirëpritur Gjestin dhe Eglin me një bashkëpunim?

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 16:04
A jeni gati për t'i mirëpritur Gjestin dhe Eglin me një bashkëpunim?

Pas triumfit në Big Brother VIP Albania 4, fituesi karizmatik Gjesti ka nisur një kapitull të ri artistik, duke ndezur rrjetet sociale me një paralajmërim për projektin e tij më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Artisti fillimisht fshiu të gjitha postimet nga Instagrami, për të lënë vend vetëm për një imazh të fuqishëm, që sinjalizonte një rikthim në skenën muzikore.

Por surprizat nuk përfundojnë këtu!

 

Pak kohë më vonë, edhe Egli Tako ka njoftuar se edhe ajo ka gati projektin e ri.

Dyshja janë bashkuar në një super bashkëpunim muzikor, që pritet të ‘trazojë’ tregun muzikor dhe të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë.

Jo vetëm në muzikë: Gjesti dhe Egli po shijojnë edhe lidhjen e tyre romantike, e cila u krijua brenda shtëpisë së famshme dhe po forcohet dita-ditës edhe jashtë kamerave.

Një dyshe që ‘digjet’ nga talenti, pasioni dhe dashuria dhe që tani po vjen fuqishëm në skenë, bëhuni gati...

(Kosova Sot Online)