Kështu u mirëprit Gjesti në koncertin e organizuar në Linz të Austrisë

  • A.P /
  • 10 May 2025 - 11:08
Kështu u mirëprit Gjesti në koncertin e organizuar në Linz të Austrisë

Artisti i njohur Besart Kelmendi – Gjesti, ka nisur me sukses turneun e tij muzikor në Austri, ku ndalesa e parë ishte qyteti i Linz, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mbrëmë, Gjesti elektrizoi atmosferën me një performancë që do të mbahet mend gjatë.

 

Shumë shqiptarë nga të gjitha trevat u mblodhën për të shijuar zërin e tij të veçantë dhe energjinë shpërthyese në skenë. 

Gjesti u shoqërua nga zërat e fansave të tij të përkushtuar, të cilët këndonin çdo fjalë bashkë me të. Linz-i foli shqip dhe këndoi me dashuri.

Ky ishte vetëm fillimi i një turneu që premton shumë. Besart Kelmendi dëshmoi sërish se arti i tij i kapërcen kufijtë dhe se ai mbetet një ndër emrat më të kërkuar nga publiku shqiptar në diasporë.


(Kosova Sot Online)