Kështu u bllokua Prishtina nga protesta e bizneseve

  • A.P /
  • 29 May 2025 - 11:18
Kështu u bllokua Prishtina nga protesta e bizneseve

Nga ora 10 deri në orën 12:00 sot do të jenë të bllokuara të gjitha hyrjet e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bizneset kosovare kanë zgjedhur që të protestojnë në këtë formë për të kundërshtuar daljen në treg të hapur sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Një prej hyrjeve të Prishtinës që është bllokuar është edhe ajo në lagjen Veternik.

Pamjet nga bllokimi i hyrjes në Veternik:

(Kosova Sot Online)