
Pamje nga shpërthimi i vullkanit Etna

Mali Etna në ishullin italian të Siçilisë shpërtheu të hënën në mëngjes, duke dërguar një re të madhe hiri dhe gazrash në ajër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç shpjegon Instituti Vullkanologjik Italian, është një shpërthim i ashtuquajtur strombolian, ose një shpërthim mesatarisht shpërthyes i magmës bazaltike me një përmbajtje të moderuar gazi.
Kjo do të thotë se nuk ka një shpërthim të vetëm të madh, por magma shpërthen në sipërfaqe në disa vende dhe nuk zhvillon një kolonë të vazhdueshme shpërthyese.
Shikoni shpërthimin e malit Etna drejtpërdrejt:
(Kosova Sot Online)