Kjo është kënga e realizuar në veri të Kosovës nga Adelina Ismaili: Gjithë shqiptarët e kanë veç një Nanë

  • A.P /
  • 09 November 2025 - 10:21
Kjo është kënga e realizuar në veri të Kosovës nga Adelina Ismaili: Gjithë shqiptarët e kanë veç një Nanë

Artisja e njohur Adelina Ismaili ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, një këngë që vjen si një himn për dashurinë, forcën dhe përkatësinë, shkruan gazeta  "Kosova Sot Online".

Klipi i realizuar me kujdes artistik është xhiruar në disa prej peizazheve më të bukura të veriut të Kosovës, duke përfshirë edhe liqenin e Ujmanit. Në këtë udhëtim vizual plot simbolikë, kamera ndalet edhe në ish-villën e Milan Radojçiqit, duke e kthyer hapësirën në një skenë arti që flet për transformim dhe kujtesë.

Adelina, e njohur si një ndër zërat më të fuqishëm dhe më autentikë të skenës shqiptare, rikthehet me emocione të forta dhe një mesazh që prek shpirtin.

Në një nga vargjet më të ndjera të këngës, ajo shpreh thellësinë e lidhjes që bashkon një komb të tërë:
“Gjithë shqiptarët kudo janë, nuk kanë tjetër veç një Nanë.”

Kujtojmë se më 25 nëntor 2025 Adelina shënon 40 vjetorin e karrierës me një koncert jubilar.


(Kosova Sot Online)