Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

  • 01 February 2018 - 12:54
Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Pavarësisht se është shtatzënë, modelja e njohur Emina Cunmulaj duket sërish elegante. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë, dhe ende nuk e ka treguar gjininë e bebit.

Siç vihet re edhe nga fotografitë që modelja poston në rrjetet sociale, duket se po mban një regjim të rregullt ushqimor, pasi nuk ka shtuar shumë kilogramë të tepërta.

Image

 

Gjithsesi në foton e fundit, Emina shfaqet me barkun e rrumbullakosur, dhe duket shumë bukur. E thjeshtë siç vetëm ajo është, modelja shqiptare po i shijon këto ditë të ëmbla, të pritje të fëmijës së dytë. Ajo ka edhe një vajzë mjaft të lezetshme, që quhet Ellia Faria.

Image

 

 

(Kosova Sot)