Kylie Minogue ka ra n’dashni (Foto)
E dini atë storien: Kanë qenë miq kaherë, duke mos e fshehur lidhjen e tyre të miqësisë në rrjetet sociale, transmeton Kosova Sot Online.
Por, të mërkurën është parë sesi Kylie Minogue dhe pjesëtari i bendit “Scissor Sisters”, Jake Shears, nuk mund t’ia ndanin sytë njëri-tjetrit.
Kylie është parë e veshur me një fustan të zi, të cilin e kishte kombinuar me çizme të gjata, po ashtu të zeza, derisa flirtonte me këngëtarin, me të cilin përndryshe është duke e incizuar një singëll. Duke ia qitur këmbët në prehër,
Kylie edhe një herë vuri në pah këmbët e saj të bukura, të mirëmbajtura, edhe pse pjesën më të madhe të tyre e kishte mbuluar me çizmet e zeza shkëlqyese. Këngëtarja australiane ishte përcaktuar për një grim natyror, i cili përfshinte detajet me maskara të zezë, si dhe me një buzëkuq neutral.
(Kosova Sot)