Shyhretja bëhet gjyshe, 'krisë pushka' në familjen Behluli (Foto)
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli, sot më shumë se asnjëherë ka arsye për të festuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ka shprehur gëzimin e saj që sot është bërë për herën e katërt gjyshe, kësaj radhe edhe me një nip nga vajza Njomëza.
"Sot ma fali Zoti edhe një nip.U gëzoftë çdo shtëpi qysh jemi gëzu na", ka shkruar këngëtarja e emocionuar.
Urime!
(Kosova Sot)