Yjet që janë 'havera' të mirë

  • 25 March 2019 - 13:41
Yjet që janë 'havera' të mirë

Nga Jennifer Lawrence e Adele, e deri te Brad Pitt dhe George Clooney, këto yje janë miq të mirë dhe i qëndrojnë njëri- tjetrit pranë kur kanë nevojë 

Image
JENNIFER LAWRENCE DHE ADELE

Në mars të vitit 2019, aktorja dhe këngëtarja kishin një kohë të hatashme gjatë natës së çikave në NjuJork. Dyshja ka vizituar një bar të homoseksualeve dhe një burim i ka thënë "Us Weekly", "Adele ishte në skenë duke lozur lojën e quajtur "Musical Shots". Jennifer Lawrence ishte në publik duke i duartrokitur". 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
KENDALL JENNER DHE HAILEY BALDWIN

Bukuroshet dhe modelet Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin qartë janë të lidhura rreth dashurisë së tyre për modelimin dhe fotografitë. Shoqet më të mira kanë bërë gjithçka bashkë që kur kanë bërë foto në të brendshmet e "Calvin Klein" e deri te kombinimi i sytjenave me motive leopardi. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
BEYONCE DHE GWYNETH PALTROW

Këto dy bukuroshe dhe nëna të fuqishme janë lidhur mes vetes për të mbrojtur vajzat e tyre, Blue Ivy dhe Apple. Në vitin 2013, Gwyneth e ka quajtur Beyonce-n si person "të mahnitshëm" dhe ka thënë, "Ajo është një mike e shkëlqyeshme në secilin aspekt".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
LORDE DHE TAYLOR SWIFT

Këngëtarja e "Royals" i bashkohet listës së gjatë të shoqeve më të mira të yllit Swift, përfshirë këtu Ed Sheeran, Demi Lovato, dhe Selena Gomez. Në shkurt 2014, ato kishin një fundjavë vajzash në plazhin në Malibu, duke blerë e shpenzuar në fqinjësinë e Swiftit në Beverlli Hills.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image
BRAD PITT DHE GEORGE CLOONEY

Në një intervistë me "The Hollywood Reporter" më 2012, Clooney ka shpjeguar miqësinë e tij me bashkë-yllin e filmit "Ocean's Eleven", yllin Brad Pitt. "Bradi është një nga njerëzit më të mirë", ka thënë ai. "Jem miq të mirë, por është ndryshe nga se mendojnë njerëzit, pasi nuk kalojmë kohë bashkë".

 

 

 

 

 

Image
REESE WITHERSPOON DHE CHELSEA HANDLER

 "Ajo vërtet është mike e mirë. Ajo është asi lloj personi që i anulon të gjitha planet e saj nëse nuk je në diskonim të mirë dhe do të ulet në kaç për të shikuar një film" Witherspoon thotë për Handler, që po ashtu është mike e mirë me Jennifer Aniston dhe Charlize Theron. "Ajo është zemërgjerë. Ajo dhuron shumë dhurata të mira".

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)