Dj i famshëm nuk i mban dot duart larg nga e dashura 24 vite më të re

  • 02 April 2019 - 14:05
Dj i famshëm nuk i mban dot duart larg nga e dashura 24 vite më të re

Dj i famshëm David Guetta dhe e aktorja e njohur, Jessica Ledon, kanë katër vite që janë në një lidhje. Dashurinë e tyre e konfirmuan në vitin 2015.

Ata së fundmi janë fotografuar teksa po shijonin rrezet e diellit. Nga fotografitë, duket se 51-vjeçari nuk mund t’i mbante duart larg nga e dashura e tij, 27-vjeçare.

Kjo e fundit dukej e mrekullueshme me bikinit e zeza. Ndërkohë për çiftin e famshëm është përfolur edhe për fejesë në vitin 2018.

Vitin e kaluar, Ledon u pa me një unazë të madhe diamanti, por deri tani asgjë nuk u konfirmua nga ajo dhe David.

(Kosova Sot)