Burri që beson në ëndrrat e gruas
Kim Kardashian thotë se burri i saj, Kanye West, gjithmonë kishte besuar në ëndrrën e saj që të paraqitet në ballinën e revistës "Vogue".
Kim Kardashian ka dalë deri më tani në ballinën e shumë revistave. Por, paraqitja e saj në ballinën e revistës "Vogue" për të ishte një ëndërr e kahershme.
Duke publikuar paraprakisht foton e saj në ballinën e kësaj reviste, Kim, 39 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, tha se paraqitja e saj aty ishte nder për të. Ajo tregon sesi, kur ishte e vogël, bashkë me të ëmën shfletonin faqet e kësaj reviste, duke mos ditur atëherë se, një ditë, ajo do të paraqitej në ballinë të kësaj reviste.
(Kosova Sot)