Rita Ora me çizme xhinsi

  • 19 April 2019 - 15:06
Rita Ora me çizme xhinsi

E dimë se këngëtarja me origjinë nga Kosova e ka stilin e vet të veçantë, por kësaj radhe ajo dukej sikur imitonte Jennifer Lopezin

Përpos që këndon mirë, Rita Ora njihet edhe për stilin e saj të veçantë, duke mos hezituar që të eksperimentojë edhe me gjërat më bizare.

Kësaj here ajo ka dalë me çizme që duken sikur të ishin bërë nga materiali xhins. Por, që të gjithë ata që e kanë parë, menjëherë kanë thënë se kjo pamje ua kujton Jennifer Lopezin.

Përndryshe, Rita është parë me këtë veshje në qytetin e Nju- Jorkut. Vëmendjen e tërhiqnin sidomos çizmet e saj.

(Kosova Sot)