A po mun, a s’po mun, oj Olivia Munn?

  • 19 April 2019 - 15:12
A po mun, a s’po mun, oj Olivia Munn?

Pasi në vitin 2007 kishte marrë titullin ‘bukuroshja e muajit’ nga ‘Playboy’ dhe pasi ka hyrë në listën e vitit 2012 të 100 femrave më të bukura, të bërë nga revista “Maxim”, Olivia Munn nuk ka nevojë për dëshmi tjetër se me të vërtetë është e bukur

Derisa Olivia Munn shihej me një veshje shkëlqyese në Nju Jork, të mërkurën, ajo dëshmoi edhe një herë se ka një bukuri të përkryer. Ajo dukej për mrekulli me një rrobë të brendshme, ngjyrë argjendi.

Aktorja e filmit “X-Men: Apocalypse” dukej e përkryer nga maja e kokës e deri te majat e gishtave të këmbës. Flokët e saj kishin formën e kaçurrelave të përkryera, të ndara në mes. Veshja e saj me të drejtë u cilësua metropolitane.

(Kosova Sot)