Roberti tregon muskujt

  • 26 April 2019 - 15:39
Roberti tregon muskujt

Robert Berisha i ka treguar edhe njëherë muskujt e formësuar.

Robert Berisha njihet si një muzikant profesional i cili talentin e tij e ka shkrirë edhe në të kënduar.

Por ai nuk merret vetëm me këto të dya pasi Robertin e shohim shpesh aktiv edhe në fusha të tjera, sidomos ato që kanë lidhshmëri me sportin.

Tash e një kohë, këngëtari vazhdon të jetë aktiv në palestër dhe rezultatet shihen dukshëm në fotot që i poston nëpër rrjete sociale, konkretisht në Instagram.

Bashkëshorti i Nora Istrefit së fundmi e ka ndarë me ndjekësit edhe një foto ku tregon trupin e formësuar nga afër.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga e tij e fundit ka qenë në bashkëpunim me Eli Malajn dhe mban titullin “Vetëm një mesazh”.

(Kosova Sot)