Kështu u bënë muzikantët me emrat e tyre artistikë

  • 01 May 2019 - 14:38
Kështu u bënë muzikantët me emrat e tyre artistikë
Image
Miley Cryus

Emri i vërtetë i saj është Destiny Hope Cyrus. Ajo është një aktore dhe këngëtare. U bë e njohur me rolin e saj në serinë 'Hannah Montana'. Si fëmijë e ka pasur nofkën 'Smiley' (buzëqeshje) sepse ka buzëqeshur shumë. Më vonë nofka e saj u shkurtua në Miley. Në vitin 2008, ajo ligjërisht e ndryshoi emrin e saj në Miley Ray Cyrus. 

 

 

 

Image
Iggy Azalea

I ggy Azalea është emri artistik i këngëtares Amethyst Amelia Kelly. Ajo është lindur dhe rritur në Australi. Në Amerikë shkoi si tinejxhere për ta ndjekur ëndrrën e saj dhe shpejt u bë e njohur në botën muzikore. Një pjesë të emrit të saj e ka marrë nga qeni që e ka pasur në fëmijëri i quajtur Iggy. Pjesën e dytë e ka marrë nga rruga në të cilën ka jetuar me emrin Azalea. 

 

 

 

 

 

Image
Snoop Dogg

Snoop Dogg, Snoop Lion, DJ Snoopadelic dhe Snoop Doggy Dogg janpë emrat artistikë të reperit të njohur Calvin Cordozar Broadus Jr. si fëmijë prindërit e thërrisnin 'Snoopy' për shkak se mendonin që i ngjan qenit të Charlie Brown nga filmi i vizatuar. Më pas, ai e filloi karrierën me emrin Snoop Doggy Dogg para se ta ndryshojë në Snoop Dogg e gjatë një udhëtimi në Xhamajkë ai u bë i njohur me emrin Snoop Lion.

Image
2Pac

2Pac ose Tupac Amaru Shakur u lind si Lesane Parish Crooks në vitin 1971. Nga shumë njerëz konsiderohet si njëri ndër reperët më të mirë të të gjitha kohërave. Njihet për mosmarrëveshjet e tij me reperin Notorious B.I.G. nga bregu lindor. Ai u plagos më 7 shtator të vitit 1996 dhe vdiq pas gjashtë ditëve. Nëna e tij ia ndryshoi emrin në Tupac Amaru II, sipas udhëheqësit të kryengritjes në Peru kundër sundimit spanjoll në shekullin e 18-të. Më pas ai ka përdorur emrat artistikë Tupac dhe 2Pac.

Image
Pink

Pink është emri artistik i muzikantes Alecia Beth Moore. Ajo njihet për stilin e saj unik dhe zërin e fuqishëm. Si fëmijë, sa herë kishte turp fytyra e saj merrte një ngjyrë roze (pink) gjë që bëri që të tjerët ta thërrasin Pink. Emri u bë i përhershëm pasi që ajo e shikoi filmin 'Reservoir Dogs' të regjisorit Quentin Tarantino. Ajo e mori emrin Pinik nga personazhi Mr. Pink, të cilin e luan aktori Steve Buscemi.

Image
 Lady Gaga

Lady Gaga është emri artistik i këngëtares singer Stefani Joanne Angelina Germanotta. Njihet për zërin e saj të mrekullueshëm dhe stilin unik të veshjes. Ish-i dashuri i saj Rob Fusari e ka thirrur atë Gaga sipas këngës 'Radio GaGa' të grupit 'Queen'. Më pas ajo ka shtuar Lady për shkak se kishte shkuar në shkollë private dhe ka jetuar në një mjedis luksoz. Por ish i dashuri i saj thotë se ai i ka dërguar një porosi asaj e cila e korrigjoi automatikisht fjalën 'Radio' në 'Lady' dhe se kështu i ka mbetur emri artistik. 

(Kosova Sot)