Dafina Zeqiri ndryshon ‘look’ drastikisht, pamja e saj e re do ju habisë

  • 02 May 2019 - 12:03
Dafina Zeqiri ndryshon ‘look’ drastikisht, pamja e saj e re do ju habisë

Dafina Zeqiri ka rënë gjithmonë në sy për stilin e saj modern dhe ekstaravagant. Ajo ka ditur t’i suprizojë gjithnjë fansat e saj me ndryshimet e herë pas hershme në ‘look’, duke u shfaqur çdo herë ndryshe. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka vendosur t’i shkurtojë flokët dhe njëherë. Ndonëse hera e fundit që e pamë Zeqirin me flokë të tillë ishte viti 2013, në videoklipin e këngës ‘Bloodah’, mesa duket ajo ka preferuar t’i rikthehet sërish kësaj pamjeje.

Image

Kujtojmë se në një nga videoklipet e fundit që Dafina ka nxjerrë, është shfaqur me flokë të gjatë në ngjyrë bionde dhe të zinj. Ashtu si çdo herë tjetër Dafi ka arritur t’i habisë të gjithë me ndryshimet drastike që ka bërë.

(Kosova Sot Online)