Dikur ishin miq të ngushtë, Anxhela Peristeri flet si qëndron e vërteta për zënkën me Erik Lloshin

  • 04 May 2019 - 13:42
Dikur ishin miq të ngushtë, Anxhela Peristeri flet si qëndron e vërteta për zënkën me Erik Lloshin

Në fund të vitit 2018, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri mbajti koncertin e saj recital. Në këtë koncert u vu re mungesa e kolegut dhe miku të saj, Erik Lloshi, ku u interpretua si një prishje e raportit mes tyre.

Për këtë arsye u përhap lajmi se dy këngëtarët  nuk janë më miq me njëri-tjetrin. Lidhur me këtë, asnjëri prej tyre nuk reagoi.

Por një ditë më parë, Anxhela ishte e ftuar në emisionin “Vizioni  Pasdites”, ku foli rreth projekteve të saj si dhe zbuloi se si qëndron e vërteta e raportit të saj me Erikun.

“E hedh poshtë këtë lajm. Me Erikun flasim, vazhdojmë të jemi kolegë dhe miq”, ka thënë Anxhela, e cila shtori se Lloshi nuk mund të ishte i pranishëm në koncertin e saj, për shkak të një problemi personal dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në raport me atë që është thënë në media.

Ndërkohë kujtojmë se Anxhela dhe Erik kanë realizuar  disa bashkëpunime si: “T’kam bërë të qash” dhe “S’ka si ne”.

(Kosova Sot)