Paparacët ‘thyejnë’ çdo limit, Princ Harryt i ‘ikën truri’! Ja çfarë ka bërë

  • 17 May 2019 - 17:08
Paparacët ‘thyejnë’ çdo limit, Princ Harryt i ‘ikën truri’! Ja çfarë ka bërë

Për të mësuar sa më shumë detaje rreth jetës së Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan Markle duket se paparacët kanë ‘thyer’ çdo limit.

Sipas mediave të huaja të punësuarit e një  agjensie britanike kanë fluturuar me helikopter pranë residencës së Harryt dhe Meghanit.

Ata kanë dashur të fotografojnë pjesë nga dhoma e ndenjes, kuzhina apo edhe nga dhoma e gjumit. Këto foto janë publikuar në rrjete sociale çka ka çuar në irritimin e Harryt, i cili ka thirrur menjëherë avokatët e tij.

Ky ‘sulm’ ndaj tyre ka bërë që Meghan dhe Harry të largohen menjëherë nga rezidenca. Ata nuk kanë dhënë ende një deklaratë për shtyp, por diçka e tillë pritet të ndodhë nga përfaqësuesit e pallatit mbretëror.

Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle  janë bërë prindër për herë të parë të  vogëlushit Archie më 6 maj.

(Kosova Sot Online)