Ja cilën këngë e këndoj Dua në Liverpool

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 14:00
Ja cilën këngë e këndoj Dua në Liverpool

Dua Lipa po vazhdon turneun e saj botëror Radical Optimism, dhe ndalesa e radhës ishte plot emocion në Liverpool,, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Para 60 mijë fansave në stadiumin Anfield, Dua u ndal për një moment dhe u shpreh: “Çdo natë në këtë turne kam kënduar një këngë të ndryshme nga një artist lokal. Dhe nuk mund të vija në Liverpool pa kënduar këtë këngë”.

Më pas, ajo i dhuroi turmës një interpretim mbresëlënës të klasikës së pavdekshme të Beatles, “Hey Jude”. Video të publikuara në Instagram treguan gjithë stadiumin duke kënduar me të në kor fundin legjendar të këngës: “Na na na, hey Jude”.

Image


(Kosova Sot Online)