Arbenita e thotë publikisht: Vajza ime se ka më mbiemrin e Fero-s

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 11:33
Arbenita e thotë publikisht: Vajza ime se ka më mbiemrin e Fero-s

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.

Image

(Kosova Sot Online)