Bebe Rexha lajmërohet nga Kroacia

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 09:15
Bebe Rexha lajmërohet nga Kroacia

Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja nga pushimet e saj në Kroaci, duke sjellë një atmosferë verore plot stil dhe ngrohtësi familjare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Artistja me prejardhje shqiptare kaloi disa ditë të qeta në Dubrovnik dhe Split në fillim të qershorit, ku u shoqërua nga prindërit e saj, Flamuri dhe Bukurija.

Gjatë qëndrimit në bregdetin adriatik, Bebe ka shijuar diellin, detin dhe qetësinë që ofronin këto destinacione të preferuara mesdhetare.

Image

(Kosova Sot Online)