Merita Bunjaku publikon këngën 'Lutjet e nënës'

  • 21 maj 2019 - 20:52
Merita Bunjaku publikon këngën 'Lutjet e nënës'

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Merita Bunjaku, për dashamirët e muzikës, sapo ka publikuar këngën e saj më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ashtu siç ka potencuar edhe vetë: Kënga “Lutjet e nanës”, është dedikim për të gjithë fëmijët e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Meqenëse kemi të bëjmë me një plagë të hapur tash e 20 vjet, ju lus që këtë këngë ta shpërndani si një akt simbolik dhe si një solidarizimi me këto familje.
Së paku gjashtë minuta sa zgjatë kjo këngë të zhvendosemi në botën e tyre shpirtërore dhe të bashkëndiejme dhëmbjen tyre.

Premierë, me një interpretim të shkëlyer nga Merita Bunjaku:

(Kosova Sot Online)