Ariana Grande anullon koncertin në Florida: E kam të pamundur të performoj

  • 29 May 2019 - 08:14
Ariana Grande anullon koncertin në Florida: E kam të pamundur të performoj

Ariana Grande është detyruar të anullojë shfaqen e saj në Florida së fundmi për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo e dha lajmin në ‘Instagram’, ku u shpreh: “U zgjova shumë keq, kam vrapuar për një takim me doktorin dhe më është thënë që duhet të shtyj koncertet e sotme dhe të nesërme. Më vjen shumë keq që po e bëj këtë gjë, por nuk kam zgjidhje tjetër. Do jua shpërblej, ju premtoj dhe ju lutem më falni”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur anullon koncertet, por siç duket gjendja nuk është e mirë. Fansat kanë vërshuar t’i urojnë shërim të shpejtë. 

(Kosova Sot Online)