Anxhelina Hadërgjonaj gjeti një mënyrë shumë interesante për të nga treguar se është në një lidhje

  • 06 June 2019 - 13:33
Anxhelina Hadërgjonaj gjeti një mënyrë shumë interesante për të nga treguar se është në një lidhje

Anxhelina Hadërgjonaj e cila është vajza e vogël e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj është një ndër femrat e showbizit më të komentuara.

Gjithashtu këngëtarja është shumë aktive në rrrjetin social Instagram ku publikon foto provokative që nuk kalojnë pa u komentuar nga ndjekësit e saj.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një foto të sajën me një efekt shumë interesant por gjithë vëmendjen e ka marrë ajo çka ka shkruar.

“Ish-i i tij mendon se jam mësuese dhe më ‘përndjek’ për udhëzime” – ka shkruar Anxhelina.

Kaq është dashur që miqtë e saj ta ngacmojnë në komente çka na bën të besojmë se ajo çka ka shkruar nuk është thjesht një thënie Instagrami por ka baza të vërteta.

Nëse është kështu, ndoshta Anxhelina na ka konfirmuar edhe që nuk është më ‘single’ edhe pse hera e fundit që publikisht ka dalë hapur me të dashurin e saj, ka qenë vite më parë kur ishte në një marrëdhënie dashurie me Fatmir Hysenbelliun.

(Kosova Sot Online)