Bebe Rexha pjesë e turneut ‘Hapiness Begins’, këngëtarja e emocionuar për takimin me familjen ‘Jonas’

  • 10 June 2019 - 13:50
Bebe Rexha pjesë e turneut ‘Hapiness Begins’, këngëtarja e emocionuar për takimin me familjen ‘Jonas’

Bebe Rexha lajmëroi pak kohë më parë se së shpejti do ta shihnim në skenë me grupin e njohur ‘Jonas Brothers’, në turneun e tyre ‘Hapiness Begins’. Teksa data e fillimit të turnet po afron, Bebe ka dhënë një intervistë të shkurtër për ‘BANG Showbiz’, ku ka thënë se është shumë e emocionuar për pjesëmarrjen e saj. “Nick është si një vëlla për mua. Mora pjesë në turneun e tij kur publikoi këngën ‘Jealous’ dhe ishte një sukses i madh për të. Ai më kërkoi të isha unë ajo që hapja turneun dhe për mua ishte një moment special”, është shprehur këngëtarja shqiptare. Ajo gjithashtu zbuloi se nuk e kishte takuar ende Kevin, por ishte e sigurtë që do ia kalonte shumë bukur dhe me të, njësoj si me Nick dhe Joe. Përveç turneut, Bebe po pret me padurim të takojë aktoren e njohur e ‘Game of Thrones’, Sophie Turner dhe yllin e ‘Baywatch’, Priyanka Chopra. “Do jetë e paparë”, ka përfunduar Bebe.

 

 

 

(Kosova Sot Online)