Khloe Kardashian i lë të gjitha pas krahëve, uron ish-bashkëshortin publikisht

  • 17 June 2019 - 12:31
Khloe Kardashian i lë të gjitha pas krahëve, uron ish-bashkëshortin publikisht

Ish-ylli i NBA, Lamar Odom, i cili vite më parë ka qenë i martuar me miliarderen e famshme, Khloe Kardashian, publikoi librin e tij më të fundit të titulluar ‘Darkness To Light’, i cili ishte një rrëfim për jetën e tij dhe periudhat më të errëta që ka kaluar.

Odom shkruajti në llogarinë e tij në ‘Instagram’ se iu desh shumë guxim për të qenë sa më origjinal dhe se dëshironte që të gjithë të dinin historinë e tij të vërtetë. 39-vjeçari falenderoi skuadrën e tij të punës, familjen si dhe yllin e ‘Keeping Up With Kardashians’, Khloe Kardashian.

Miliarderja nuk ngurroi ta urojë ish-partnerin e saj dhe ta urojë publikisht për suksesin e arritur me librin e tij. ‘Urime Lammy’,- shkroi ajo në postimin e bërë nga Odom në rrjetet sociale. Kujtojmë se Kardashian u divorcua nga Lamar Odom në vitin 2013 pas 4 vitesh martesë.

(Kosova Sot Online)