Eleni Foureira deklaron publikisht: Unë i bëj të gjitha

  • A.P /
  • 04 July 2025 - 11:05
Eleni Foureira deklaron publikisht: Unë i bëj të gjitha

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një shprehje nga këngëtarja gjatë mbrëmjes u bënë virale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja e njohur emocionoi publikun me praninë e saj në skenë dhe aftësitë e saj të pafundme në vallëzim, ndërsa teatri ishte plot me fansa që nuk pushonin së kënduari dhe duartrokituri. Mediat sociale u përmbytën me video dhe pamje të mbrëmjes.

Ndër videot që u bënë virale në TikTok, spikati një moment në të cilin Eleni Foureira po përpiqej t’i argetonte fansat.

“Prit, e kam unë. I bëj të gjitha vetë… Jam shqiptare”, tha ajo me shaka, duke bërë që fansat e saj të qeshin.

Image

(Kosova Sot Online)