Si asnjëherë më parë, Geti publikon foto nga momentet intime me Marinën!

  • 28 June 2019 - 08:47
Si asnjëherë më parë, Geti publikon foto nga momentet intime me Marinën!

Çifti Getoar- Marina mund të kenë patur një trajektore të njohur tashmë për fansat e tyre (ai i shkruajti në Instagram, ajo i bëri interesanten, pastaj u martuan dhe jetuan të lumtur përgjithmonë) megjithatë s’e kanë fort përzemër të publikojnë foto nga momentet e tyre private.

E zëmë, publikuan para disa javëve këtë foto, por asgjë nuk lëviz më shumë sesa një përqafim i Getit për Marinën.

Sot, Geti e shkeli pakëz limitin e privatësisë duke publikuar një foto nga momentet e tyre intime në det .

“Çupa- çupa me mbretëreshën time”, shkruajti Geti.

Ata janë duke kaluar pushimet në Barbados këto ditë dhe duket se e kanë lëshuar pakëz dorën me postimet bashkë; me siguri duhet të ndihen shumë të lumtur e të qetë pranë njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, fansat dhe media nuk i kanë lënë edhe aq të qetë këto kohë, duke ngjallur aludime për shtatzëni për shkak të një fotoje ku Geti dhe Marina kanë dalë të dy me duart tek barku i saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

(Kosova Sot Online)