Dashuria nuk njeh moshë, këngëtarja martohet me të dashurën 37 vite më të madhe

  • 19 July 2019 - 13:58
Dashuria nuk njeh moshë, këngëtarja martohet me të dashurën 37 vite më të madhe

Këngëtarja 24-vjeçare, Julia Zelg-De Freest i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me korrespondenten e politikës, Eileen Zelg-De Freest, 61 vjeçe.

Julia dhe Eileen janë takuar gati një vit më parë në rrjetin social “Tinder”. Që nga takimi i tyre i parë, ato nuk janë ndarë më deri më sot. Madje janë shprehur se ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Mirror” shkruan se ato jetojnë së bashku në Londër, aty ku bënë edhe ceremoninë e martesës.

Ishte Julia ajo që mori hapin e para për të propozuar e më pas Eileen ia kthehu në të njëjtën “monedhë”, duke i kërkuar që të martohet me të, gjatë disa pushimeve në Brazil.

“Kur pashë Eileen për herë të parë, u habita pasi ishte personi më i dashur që kisha takuar ndonjëherë”, ka thënë Julia.

Por martesa e tyre ka marrë shumë komente negative, për të cilat 24-vjeçarja shprehet: “Marrim fjalë negative për shkak të diferencës së madhe në moshë, 37 vite. Gjithashtu edhe pse jemi dy femra të martuara”.

Por pavarësisht paragjykimeve, ato kanë vendosur që fjalët e të tjerëve mos të ndikojë te lidhja e tyre.

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

 

 

(Kosova Sot Online)