U përfolën për lidhje, Era Istrefi dhe Julian Perreta shkojnë së bashku për pushime në Mykonos

  • 30 July 2019 - 14:59
U përfolën për lidhje, Era Istrefi dhe Julian Perreta shkojnë së bashku për pushime në Mykonos

Prej disa kohësh, në media po përflitet se këngëtarja shqiptare Era Istrefi është në një lidhje dashurie me Dj-n me famë botërore, Julian Perreta-n.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në fotot e tyre në Instagram nuk kanë munguar komentet ngacmuese, që i kanë rënë në sy të gjithëve.

Së fundmi, Era dhe Julian-i kanë shkuar së bashku me pushime dhe ishte vetë Era ajo që publikoi në Instastory një video me Dj-n.

Këngëtarja ishte ulur në sediljen e pasagjerit teksa Julian-i i jepte makinës, ndërsa në sediljet e pasme qëndronin dy vajza të tjera.

Ata ndodhen në Mykonos dhe së bashku me çiftin është edhe Dj i njohur, Diplo, i cili ka performuar në club-et e njohura të vendit.

(Kosova Sot Online)