Ja pse kjo veshje provokuese, është kaq e preferuar nga këngëtarët

  • 02 August 2019 - 12:13
Ja pse kjo veshje provokuese, është kaq e preferuar nga këngëtarët

Dekadën e fundit kemi vënë re se është përhapur si një lloj trendi në radhët e këngëtareve veshja e truporeve në ngjyra apo materiale të ndryshme. Tashmë kjo është kthyer në veshjen e preferuar të artisteve shqiptare dhe ndoshta më e komentuara nga ana e publikut. Në jo pak raste këngëtaret janë kritikuar, sepse një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se të tilla veshje tregojnë më shumë seç duhet dhe nuk janë të denja për një performancë në skenë.

Në fakt këngëtaret shqiptare nuk janë të vetmet që kritikohen për këtë gjë, sepse të njëjtat komente marrin edhe artistet me famë botërore. Beyonce ka qenë ndër artistet e para që i ktheu truporet në një trend për artistet dhe në vitin 2013 gjatë performancës në ‘Super Bowl’ ajo u përball me një “lumë” komentesh negative për të veshjes.

Megjithatë ende dhe sot këngëtarja me famë botërore në çdo performancë të saj vazhdon të shfaqet e veshur me trupore, sepse ka disa arsye të forta që qëndrojnë pas kësaj zgjedhje. Pavarësisht se nga ana e publikut mund të shihet si e ekzagjeruar, për artistet nuk ka komoditet më të madh se sa një trupore.

Përpara pak vitesh vajzat e grupit “Little Mix” shpjeguan se për to është shumë më e lehtë të veshin në skenë një trupore se sa një kostum të rëndë. Është lehtësisht e kuptueshme se me një veshje të tillë çdo këngëtare ndjehet më e lirshme për të performuar dhe për të përcjellë energjinë tek publiku.

Por arsyeja më e fortë nuk qëndron tek komoditeti, sepse në fakt të tilla veshje tentojnë të përcjellin një mesazh. Një pjesë e mirë e stilisteve dhe personave që e njohin mirë artin e shikojnë veshjen e truporeve nga ana e artisteve si një lloj refuzimi i normave të vendosura nga shoqëria, si një akt i dashurisë ndaj vetes dhe një shprehje feminizmi. Për më tepër një trupore nuk mundet të vishet në përditshmëri nga çdo vajzë, prandaj kjo veshje është mëse e përshtatshme për skenën.

Mjafton t’ju hidhni një sy performancave të artisteve me ndikim në mbarë botën dhe do të kuptoni se nuk ja vlejnë më kritikat për veshjet skenike për aq kohë sa nuk jemi vetë në rolin e artisteve.

Image

 

Image
Image

 

Image

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot Online)