Na bëri lëmsh! I dashuri i Baby G paska një vëlla identik si ai, s’po dimë kush puthi kë!
Dje në media është publikuar një video të Lim Hotit në krahët e një vajze tjetër, pak kohë pasi u tha se ai është ndarë nga Baby G.
Ata shfaqeshin mjaft të afërt teksa ai e puthte në qafë në një club ku në sfond dëgjohet kënga e Stresit.
Nuk e dimë nëse kjo nënkupton se marrëdhënia e Limit me Baby G është ok!
Kujtojmë se pak kohë më parë ata hodhën në treg projektin e përbashkët muzikor që mban titullin “Pretty Gangster” ku shfaqeshin në momente romantike me njëri-tjetrin!
Por atëherë përse nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale?
(Kosova Sot Online)