Tayna më e lodhur se kurrë por krenare

  • 07 August 2019 - 10:19
Tayna më e lodhur se kurrë por krenare

Ditën e djeshme Tayna i surprizoi të gjithë duke publikuar papritur këngën e saj më të re me titull "Pasite" në bashkëpunim me MC.Kresha dhe Lyrical Son.

Kënga u pëlqye shumë dhe gati ka arritur një milionë shikime. Edhe pse në klip shfaqet energjike, në fakt në prapaskenë Tayna ka qenë shumë e lodhur.

Reperja ka postuar një video ku shfaqet gjatë xhirimeve, e ulur në stol dhe e përhumbur pasi më përpara ka pasur 4 koncerte dhe dy klipe.

"24 orë, 4 shfaqje edhe dy klipe qe vazhduan 4 dite po në fund ja vlen gjithçka kur mundohesh me i argëtu njerëzit që të dojn edhe merr lëvdata. Jam shume e lumtur edhe krenare për krejt. E fillova duke bërë cover të këngëve të tyre dhe tani jam këtu. Të gjitha për një vit e gjysmë.  MC.Kresha, Lyrical Son faleminderit! Ne ja dolëm", shkruan Tayna.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna) on

(Kosova Sot Online)