Këngëtarja shqiptare ia feston ditëlindjen qenushes së saj

  • 16 August 2019 - 13:18
Këngëtarja shqiptare ia feston ditëlindjen qenushes së saj

Beatrix Ramosaj ka organizuar një festë për ditëlindjen e qenushes së saj.

Beatrix Ramosaj po jeton një jetë të bukur mes festave, pushimeve e shoqërisë.

Por një pjesë e pandashme e saj është qenushja Bella, të cilën Beatrix e quan si ‘dashuria e jetës së saj’.

E Bella ka mbushur dje 3 vjet, me ç’rast i është organozuar një festë ku Beatrix ka mbledhur shoqërinë e saj të ngushtë.

Në këtë festë private nuk ka munguar torta e as gotat e mbushura me shampanjë.

Ndërsa postimet në Instagramin e Beatrix janë të mbushura me urimet për Bellan dhe pamjet nga festa.

 

 

(Kosova Sot Online)