E dinim që s’flisnin, por kjo që Noizy sapo bëri për Oriola Marashin na habiti të gjithëve

  • 22 August 2019 - 10:43
E dinim që s’flisnin, por kjo që Noizy sapo bëri për Oriola Marashin na habiti të gjithëve

Në muajin maj të këtij viti, në media u përfol për një sherr mes reperit Noizy dhe modeles Oriola Marashi. Ata ishin miq të ngushtë dikur, mirëpo nuk kanë munguar edhe zënkat mes tyre herë pas here.

Miq të afërt të modeles treguan se ajo dhe Noizy ishin distancuar  për shkak të një mosmarrëveshjeje dhe Oriola nuk ishte më pjesë e grupit të njohur “OTR”.

Që prej asaj kohe, dyshen nuk e kemi parë më bashkë.

Mirëpo, Noizy na habiti të gjithëve së fundmi me disa postime në Instastory, ku mes vajzave të tjera, kishte publikuar edhe dy foto të Oriolës, e veshur me linjën e tij të rrobave.

Mesa duket, Noizy nuk i mban mëri modeles, të cilën e publikoi jo një, por dy herë në Instastoryn e tij dhe ne jemi të bindur se gjërat mes dyshes do të rregullohen më shpejt nga ç’e presim.

Kujtojmë se vetëm disa orë më parë, reperi publikoi këngën “Kallabllak”, e cila po pritej me padurim nga ndjekësit e tij.

(Kosova Sot Online)