Me një video 15 sekondëshe Bleona shpjegon gjithë jetën e saj dhe e ëma i jep një mesazh të rëndësishëm

  • 22 August 2019 - 14:01
Me një video 15 sekondëshe Bleona shpjegon gjithë jetën e saj dhe e ëma i jep një mesazh të rëndësishëm

Bleona Qereti është ndër ato personazhe që gjithmonë ka ditur t’i dhurojë diçka ndryshe industrisë muzikore shqiptare dhe jo vetëm. Ajo ka dashur përherë të jetë një hap përpara dhe gjithë këto vite asgjë nuk e ka ndalur për të arritur qëllimet e saj.

Të gjithë këtë Bleona e ka përmbledhur me një video vetëm 15 sekondëshe, që sipas saj tregon gjithë jetën e këngëtares. Në video shihet një makinë “Lamborghini” luksoze që kalon mbi makinat e tjera, sepse nuk mundet të presë në trafik bashkë me to. “Historia e jetës sime e shpjeguar në një video 15 sekondëshe”, ka shkruar Bleona.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bleona (@bleona) on

Pas këtij postimi nuk kanë munguar komentet nga ana e miqve dhe kolegëve të saj, që shprehen se kjo video lidhet kaq mirë me tipin e Bleonës, që është e pandalshme. Ajo ka marrë edhe një mesazh nga nëna e saj, Oli Qereti, e cila i thotë Bleonës të mos dorëzohet asnjëherë.

Këngëtarja e konfirmon këtë gjë duke u shprehur: “Jo nuk do të dorëzohem dhe më vjen keq për çdokënd që mendon se do dorëzohem”. E në të vërtetë Bleona asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ëndrrat e saj dhe prandaj sot ka arritur shumë suksese përtej kufijve të territoreve shqiptare. 

(Kosova Sot Online)