Më në fund pushime për Rezarta Shkurtën! Këngëtarja zbulon pak nga pushimet luksoze

  • 28 August 2019 - 10:20
Më në fund pushime për Rezarta Shkurtën! Këngëtarja zbulon pak nga pushimet luksoze

Ditën e djeshme Rezarta Shkurta ka nisur pushimet së bashku me familjen e saj.

Pas një periudhe të gjatë dhe të ngarkuar me punë, ajo ka udhëtuar drejt Dubrovnikut nga ku herë as hera publikon edhe foto në Instagram.


Nëpërmjet fotove shihet se ajo po kalon disa ditë luksoze pushimi teksa qëndron në një pishinë private.


Por ajo që na ka zbukuruar mëngjesin, është një foto e publikuar pak minuta më parë.

Këngëtarja ka uruar mirëmëngjes me anë të një fotoje mjaft të ëmbël ku përqafohet me Herën dhe Ermalin.

Të tre dhe shumë të lumtur ata po qëndrojnë në çdo moment bashkë për të kompensuar ditët e humbura.

Kujtojmë se pas daljes nga burgu të Ermalit, Rezarta mori një propozim të dytë për martesë dhe thuhet se së shpejti ajo do të zhvillojë edhe dasmën.

(Kosova Sot Online)