Kim Kardashian merr vendimin e madh

  • 14 September 2019 - 11:13
Kim Kardashian merr vendimin e madh

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West, nuk do të kenë më shumë fëmijë në familjen e tyre.

Kim dhe Kanye tashmë janë prindër të katër fëmijëve – gjashtëvjeçares North, trevjeçarit Saint, Chicago 1 vit dhe Psalm katër muajsh.

Gjatë një interviste të fundit në “The View”, 38 vjeçarja  u hap për mundësinë për të pasur edhe fëmijë të tjerë. Por duket se ajo ka ndërruar qëndrim.

“Është e egër. Një shtëpi me katër fëmijë është e egër por e plotë. Shumë e ekuilibruar”, shpjegoi Kim.

“Kjo do të thotë, absolutisht jo më. Unë as nuk di nga t’ia filloj se si bëhet përgatitja në mëngjes”, tha ajo më pas.

(Kosova Sot Online)