Adelina Ismaili e lumtur krah bashkëshortit: Do të dua përgjithmonë

  • 16 September 2019 - 20:05
Adelina Ismaili e lumtur krah bashkëshortit: Do të dua përgjithmonë

Vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun, përkundër viteve dhe prurjeve të veçanta që ka realizuar deri më tani.

Fjala është për Adelina Ismailin, e cila shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej.

Këngëtarja shqiptare po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale dhe në Instagram ndiçet nga hiç më pak se 140 mijë njerëz. 

Me këtë rast, ajo ka publikuar disa fotografi pranë bashkëshortit Val Krasniqit, e që duken tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit. Diva e muzikës shqiptare gjithashtu këto imazhe i ka shoqëruar me thënie mjaft domethënëse, dedikuar bashkëshortit të saj.

“Nuk dëshiroja të bi në dashuri, tërësisht. Por, ju më pas buzëqeshët. E dija që do të doja përgjithmonë”, ka shkruar në njërin nga postimet artistja Ismaili. “Gratë janë krijuar për të qenë të dashura, jo të kuptohen”, shkruan në tjetrin imazh 39-vjeçarja.

Në ndërkohë, Adelina është duke e shijuar sukesin e këngës së fundit “Qikat”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Rina Balaj, dhe është përpunim i një prej projekteve të vjetra të saj.

(Kosova Sot Online)