I xhiruan gjatë raportit intim, komediani i njohur hidhet në gjyq nga aktorja

  • 18 September 2019 - 09:42
I xhiruan gjatë raportit intim, komediani i njohur hidhet në gjyq nga aktorja

Komediani i njohur amerikan, Kevin Hart po përballet me një proces gjyqësor, pasi mbi të rëndojnë disa akuza të bëra nga aktorja Montia Sabbag.
Sabbag e akuzoi komedianin për neglizhencë, shkaktim të shqetësimeve emocionale dhe shkelje të privatësisë, pasi një video e të dyve duke kryer marrëdhënie në një dhomë hoteli u publikua në internet.

Në padinë që aktorja ka bërë, ajo akuzon Jonathan Todd Jackson se e regjistroi videon fshehurazi pa pëlqimin e saj ndërsa po kryente marrëdhënie konsensuale me Hart dhe e nxorri atë në internet.

“Fotografitë dhe emri im janë publikuar së bashku me një sërë gënjeshtrash për mua”, u tha Sabbag gazetarëve në vitin 2017. “Unë nuk jam një zhvatëse. Nuk jam striptiste. Unë jam një aktore dhe nuk kam thyer asnjë ligj”.

Sabbag gjithashtu hodhi në gjyq Hart, si dhe punonjësit e hoteleve Marriott, Blackstone dhe Cosmopolitan, se në mënyrë të pakujdesshme ose të qëllimshme lejuan Jackson në dhomën e hotelit.
Montia Sabbag pretendon gjithashtu se Hart ka bashkëpunuar me Jackson për të kryer regjistrimin e videos, si një përpjekje për të fituar publicitet për komedinë e tij stand-up ” “Irresponsible Tour”, që filloi disa ditë para se video të dilte në publik dhe vazhdoi deri në vitin 2018.
Hart i kërkoi falje publikisht në atë kohë gruas së tij Eniko dhe fëmijëve Heaven, tani 14 vjeç dhe Hendrix, 11 vjeç. Ndërkohë që nga ajo kohë çifti ka mirëpritur në botë edhe fëmijën e tretë, Kenzo, i cili është një vjeç.

(Kosova Sot Online)