E ftuara më elegante në dasmën e çiftit Bieber ishte Kendall dhe duhet ta shihni çfarë ka veshur!

  • 01 October 2019 - 11:16
E ftuara më elegante në dasmën e çiftit Bieber ishte Kendall dhe duhet ta shihni çfarë ka veshur!

Kendall Jenner ishte një ndër të ftuarat kryesore në dasmën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin.

Ylli 23-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” tregoi fizikun e saj të shkëlqyer e veshur me një fustan kadife që shndrinte në videot e postuara në Instagram nga biznesmeni David Grutman.

Dasma ishte tepër intime dhe morën pjesë 154 të ftuar, kështu që s’ka dyshim se çifti kishte kërkuar të bëheshin sa më pak foto për t’u publikuar në rrjetet sociale.

Megjithatë modelja Kendall jenner arriti të na tregonte look-un e saj për eventin special në një video të publikuar nga Grutman.

Me një gotë shampanjë në dorë, Kendall përkëdhelej nga kamera dhe tregonte linjat e saj të hatashme që çdokush ia ka zili.

(Kosova Sot Online)