“Prindërit e mi kanë pastruar zyra si kjo për vite me radhë”, grimieri shqiptar realizon në SHBA ëndrrën e një jete!

  • 02 October 2019 - 11:25
“Prindërit e mi kanë pastruar zyra si kjo për vite me radhë”, grimieri shqiptar realizon në SHBA ëndrrën e një jete!

Grimieri i famshëm shqiptar, Mario, i cili është kujdesur për vite me radhë për look-un e Kim Kardashian, ka festuar dje 37-vjetorin e tij të lindjes.

Sigurisht, s’mund të mungonte urimi i mikeshës së tij më të mirë, Kim-it, e cila shkroi në Instagram:

“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin, mikun tim për jetë! Të njoh për më shumë se një dekadë, je njeriu më besnik që njoh. E rrallë të gjej si ti, të dua përgjithmonë.”

Vetëm disa orë më parë, Mario tregoi në profilin e tij në Instagram se këtë ditëlindje kishte realizuar ëndrrën e një jete, për të cilën kishte luftuar me aq mund për shumë vite.

Grimieri kishte marrë çelësat e zyrës së tij në New York dhe tregoi se dikur, kur ishin zhvendosur fillimisht në Amerikë, dy prindërit e tij kishin pastruar për një kohë të gjatë zyra si e tija.

“O Zot! Sot mora çelësat e zyrave të mia në New York, në 37-vjetorin tim të lindjes. U zgjova i lumtur dhe i ngazëllyer për të ardhmen dhe gjithashtu i shashtisur, pasi kjo ka qenë ëndrra ime për dy dekada. Kur prindërit e mi erdhën në këtë shtet, ata kanë pastruar zyra si kjo për vite me radhë. Gjithmonë kam ëndërruar të jetoj në New York dhe të kem hapësirën time të zyrave, ku do të mund të ecja me atlete dhe një bluzë (drejt asaj rruge).

Sot, ajo ëndërr u bë realitet, 20 vite më vonë. Dëgjoni, e di që duket si një kohë e gjatë për të gjithë ju, por unë jam falenderues për udhëtimin e gjatë, vështirësitë dhe punën që më solli këtu. Tani jam më i zgjuar dhe me më shumë eksperiencë. Po bëhem njeriu që gjithmonë e kam pasur vizion të bëhem.

Ky është thjesht një hap më shumë në këtë udhëtim të gjatë. Ose më pëlqen ta quaj një copv më shumë në puzzle. Ju lutem mos hiqni dorë kurrë nga synimet dhe ëndrrat.

Zakonisht njerëve i kushton shumë kohë. Më besoni, kam qenë duke hequr dorë shumë herë. Shtyjeni veten dhe besoni në vete! Qëndroni të fortë!

Faleminderit për suportin tuaj gjatë këtyre viteve. Ky është thjesht fillimi i një kapitulli të ri. Ju dua. Ok, do e qep tani.”- shkruan Mario në postim.

Mario njihet në të gjithë botën si grimieri i Kim Kardashian, i cili bëri bujë në rrjet me videon ku shfaqej duke i mësuar shqip mikeshës së tij.

“Sa bukur Mario”- tha Kim në shqip para kamerës, duke u bërë kryefjala e mediave në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)