Armina ju përgjigjet ndjekësve pa hezitim, flet mbi ankthin dhe operacionet plastike

  • 15 October 2019 - 12:36
Armina ju përgjigjet ndjekësve pa hezitim, flet mbi ankthin dhe operacionet plastike

Armina Mevlani padyshim është një prej femrave më tërheqëse e cila është komentuar gjithmonë për pamjen e saj. Me stilin e saj ajo nfluencon shumë të rinj të cilën e ndjekin në çdo hap. Së fundmi Armina iu është përgjigjur disa pyetjeve në “Instagram”, në rubrikën ‘Ask Me’, nga të cilat dy tërhoqën vëmendjen më tepër. Ajo është pyetur nëse ka realizuar ndonjë ndërhyrje në fytyrë. “Nëse e ke fjalën për operacione plastike,jo, zero. Madje as mbushje për buzët apo gjëra të tilla. Kujdesem për fytyrën time vetëm me trajtime dhe injeksione me vitamina”, shkruan Mevlani.

Më pas, një nga ndjekësit e ka pyetur për problemet me ankthin dhe Armina ka vendosur t’i përgjigjet pa hezituar. “Besoj se të gjithë në një moment të caktuar vuajmë nga problemet e ankthit. Është normale të ndihesh e pasigurt sepse asgjë nuk është e sigurt në jetë. Unë vuaj nga stomaku kur kam kriza paniku dhe ankthi, por ndodh në periudha të caktuara jo shpesh. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe të bëj shumë yoga”. Kujtojmë që së fundmi Armina ishte nusja speciale në sfilatën e organizuar nga Alketa Vejsiu, ku dukej tepër moderne dhe me stil.

(Kosova Sot Online)