Beatrix Ramosaj merr vëmendje me pozat e reja në kostum të lëkurës

  • 03 November 2019 - 12:01
Beatrix Ramosaj merr vëmendje me pozat e reja në kostum të lëkurës

Ajo është njëra ndër artistet më atraktive të showbizit shqiptar, ku rrëmben thuajse gjithnjë vëmendje.

Fjala është për Beatrix Ramosaj, e cila po ashtu është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

E njëjta ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditëshmëria e saj, duke mos i munguar edhe pozat provokuese.

E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, e veshur me kostum të zi të lëkurës, teksa ka vënë në pah linjat trupore.

Me flokët e valëzuara dhe grimin më të rëndë, kjo pamje e këngëtares shqiptare e bën të duket edhe më unike.

25-vjeçarja ndryshe ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, kurse ai i fundit mbetet bashkëpunimi me të vëllanë, Albanin, “Get High”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ♥ (@beatrixramosaj) on

(Kosova Sot Online)