Probleme mes Fahriyes dhe Burak, shkak bëhet roli i tij në “Ertugrul”

  • 04 November 2019 - 10:45
Probleme mes Fahriyes dhe Burak, shkak bëhet roli i tij në “Ertugrul”

Xhirimet për sezonin e ri të seralit “Ertugrul” janë në vazhdim. Rolin e aktorit kryesor do e marrë Burak Ozcivit, i cili do të jetë djali i Ertugrul, Osmani. Por duket se ky rol i ka sjellë Burak-ut probleme me bashkëshorten e tij, Fahriyen.

Ajo tha në një intervistë për mediat turke se Burak largohet për më shumë se 13 orë nga shtëpia dhe nuk kalon kohë pranë saj e djalit pesë muajsh. Teksa tregoi se djali i tyre ka nevojë për figurën e të atit, ajo tha se shpreson që Burak dhe produksioni të gjejnë një zgjidhje. Puna për serialin është intensive, megjithatë ata kanë gjetur momentalisht një zgjidhje duke folur shpesh në ‘facetime’ dhe kështu Burak nuk humbet momente nga rritja e vogëlushit.

(Kosova Sot Online)